Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tenderi i Uniformave – SPAK zgjeron hetimet me dy zyrtarë të tjerë

by mapo.al
08/09/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Pavarësisht se s’kanë pranuar të firmosin, dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme Aurora Mulla dhe Ylber Pjetërnikaj, janë marrë në pyetje nga SPAK si persona në dijeni të çështjes. Tenderi është zhvilluar në maj 2020, dhe deri më tani nga ana e prokurorisë janë marrë në pyetje vetëm drejtues të nivelit të dytë apo specialist të ministrisë. Për 25 milionë eurot që do prokuroheshin ka qenë në dijeni dhe i interesuar edhe grupi mafioz Ndragheta që në vitin 2017, siç doli në përgjimet e publikuara në janar të këtij viti, por me sa shihet nuk kanë qenë në dijeni drejtuesit e institucionit, pasi asnjë prej tyre nuk është thirrur nga organi i hetimit

Prokuroria e Posaçme është duke marrë në pyetje Aurora Mullën, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Ylber Pjetërnikajn, zyrtar në Ministrinë e Brendshme si persona nën hetim për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.



Pjetërnikaj ka rezultuar të ketë hequr firmën nga tenderi, teksa ka pretenduar se kishte refuzuar të firmoste për shkak të parregullsive që kishte konstatuar, e nga ana tjetër edhe zyrtarja e Policisë ka treguar se është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive, megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk kanë denoncuar këto parregullsi.

Dyshimet e SPAK për shkelje të këtyre personave janë ngritur më shumë edhe nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje. Ende nuk ka detaje nëse janë ngritur akuza zyrtare, apo SPAK është ende në verifikim dhe vlerësim të rrethanave, megjithatë dy zyrtarët janë paraqitur me avokat përballë SPAK.

Dyshimet
Por megjithëse hetimet kanë filluar në korrik të këtij viti, ende SPAK nuk ka dhënë një përgjigje në lidhje me atë çfarë ka ndodhur me 25 milionë eurot e këtij tenderi. Deri më tani, janë marrë në pyetje drejtori i nivelit të dytë apo specialisti i prokurimeve po asnjë titullar i ministrisë që në vitin 2020 drejtohej nga Sandër Lleshaj. Duhet theksuar se tenderi i cili është konsideruar si abuziv është zhvilluar në kohën kur ende nuk ishte hequr karantina për shkak të pandemisë që filloi në mars të atij viti.

Sandër Lleshaj ish-ministër dhe Plarent Ndreca ish-sekretar i përgjithshëm mohojnë të kenë pasur dijeni në lidhje me këtë çështje. E megjithatë, kjo pak e besueshme është. Ish-sekretarin e Përgjithshëm e dekonspiron një padi në gjykatë me firmën e tij, ku akuzohej opozita me saktësisht PD për shpifje, pas një deklarate që ajo kish bërë në gusht të vitit 2019, ku kundërshtonte shifrën dhe mënyrën se si po zhvillohej procedura e tenderimit. Padia është bërë tre muaj më pas në nëntor të atij viti. Pra, më shumë se gjashtë muaj përpara se të zhvillohej tenderi. Gjithashtu kjo shkresë komprometon dhe ish-ministrin, pasi opozita nuk mund të dërgohet në gjykatë pa aprovimin e tij. Ministri është person politik.

Tenderi
Tenderi i Ministrisë së Brendshme u kallëzua në SPAK nga deputetët Halit Valteri dhe Myslim Murrizi1 kapele polici kushtonte rreth 350 euro dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme akuzoheshin se fituesi kishte dhënë një ofertë me 5 miliardë lekë më shumë se kompanitë e tjera të skualifikuara. Për këtë tender fitoi një bashkim i 4 operatorëve ekonomik, një kompani shqiptare “D&E sh.p.k.” me administrator dhe pronar të vetëm, Ismail Kadiun dhe 3 kompanive të huaja “Summer Conf s.r.l., me administrator Pierluigji Poletti por me pronar EFFEPI INVEST SRL – 100 % me zotërues Fiorella Polloni dhe Pierluigji Poletti, kompania “Lovers s.r.l” me kater aksioner, Giuseppe Enzo Schiati, Maria Corti, Katia e Suzan Schiati; dhe kompania YAKUPOGLU TEKSTIL VE DERI SAN. TIC. AS A me pronar Vedat Yakupoglu. Nën hetim nga SPAK asokohe u futën nëntë zyrtarë të prokurimeve, tetë prej tyre u lanë në arrest me burg ndërsa vetëm një në arrest shtëpie.

Ndragheta
E gjithsesi tenderi i uniformave mbetet një rast i pastër korrupsioni. Nga dokumentacioni ka rezultuar, se çmimet janë të tejfryra. Vështirë të besohet se një tender i përmasave të tilla i është lënë në dorë vetëm zyrtarë të prokurimeve. Në Shqipëri nuk funksionon kështu. Por a do bëhet ky rast shembull, nga Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mos harrojmë që tenderi i uniformave të policisë, ka dalë dhe në përgjimet e Ndraghetës që u publikuan në janar të këtij viti.

Gjatë një bisede mes tyre Luçiano D’Alesandro një nga anëtarët e grupit mafioz, do shprehej se një person i tretë i ka thënë se policia do ndërrojë uniformat, dhe në rast se shkon ministër njeriu i tyre do ua firmosë atyre kontratën. Ku e dinin grupet mafioze Italiane që tre vjet më parë se do zhvillohej një tender i përmasave të tilla. Kush ishte favorite për ministër që kishte premtuar firmën për këtë ndërmarrje 25 milionë dollarëshe? Këtë duhet ta dinë më mirë ata që kanë qenë në dijeni më herët të kësaj afere, dhe është detyrë e SPAK t’i shkojë deri në fund. Dhe kjo nuk bëhet me specialist ministrie.

Të akuzuar
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Prokurimeve Publike

Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit

Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit

Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit

Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit.

Persona në dijeni
Aurora Mulla, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit

Ylber Pjetërnikajn, zyrtar në Ministrinë e Brendshme

Tags: SPAKtenderiuniformat e policise

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Ishte larguar nga vendi i aksidentit, kapet në autostradë me 144 km/h (VIDEO)

Ishte larguar nga vendi i aksidentit, kapet në autostradë me 144 km/h (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In