Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka marrë të pandehur tre anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, për tenderin e ushqimeve për familjet në nevojë.
Mapo mëson se bëhet fjalë për Ylli Ymeri, Dafina Keça dhe Andrea Dafaj.
Tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Mbrojtjes, akuzohen për favorizim tenderi.
Krahas tyre, në fund të vitit të shkuar, është marrë në pyetje edhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasi në prokurim gjendet firma e saj.
Tenderi i ushqimeve për familjet në nevojë, që po shqyrtohet tashmë prej muajsh, është denoncuar nga Partia Demokratike.
Eshtë pikërisht ky tender që ka zbuluar atë të maskave. SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e ish-ministres së Mbrojtjes, se asokohe ministria siguroi maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.