Wednesday, July 13, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tenderi për uniformat, Murrizi ironizon: Me këto çmime t’i merrnin te Armani

by mapo.al
13/07/2021
in Aktualitet, Politika
0

Deputeti Myslim Murrizi ka folur me detaje mbrëmjen e djeshme në emisionin “Frontline” në News24 për çmimin e uniformave të tenderuara nga Ministria e Brendshme, padi e bërë nga ai vetë, pak ditë pas arrestimit të 9 zyrtarëve nga SPAK.

Ai komentoi dhe shkarkimin e drejtoreshës së prokurimeve publike në MPB, Edlira Naqellari një javë para arrestimeve, teksa foli për rrjedhje të informacionit.

“Për mua do të thotë që ka shfry informacioni. Duke qenë drejtorja e prokurimeve publike të shkarkohet në mënyrë kaq urgjente. E para nuk mundet, nëse nuk ka dhënë dorëheqjen, ka vite aty, mund të ketë statusin e nëpunësit civil. Nuk di të ketë dorëheqje nga zonja. Ka shfryrë. Besoj që ka qenë në dijeni për fletë-arrestin, një javë më parë. Ndoshta kanë menduar për të mos i prishur biografinë Ministrisë”, u shpreh Murrizi.

Duke u ndalur tek uniformat, ai tha se të njëjtat pantallona, por për tre forca në polici kanë çmime të ndryshme me diferencë të madhe.

“Është një uniformë disaster. Kam kontakt me policët, t’ia shihje bluzën e pambukut…Po të shikosh çmimet, dy lloje xhupash, xhupat që mbajnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, më i fisshëm, që përdoret në takime me homologë, 1000 copë, është 43 mijë e 200 lekë të vjetra. Ky xhupi i policëve janë blerë 13500 është 114 mijë lekë, 3 fish më i shtrenjtë. Këpucët, kjo për drejtuesit janë blerë 396 palë nga 22 mijë lekë të vjetra. Nga kjo tjetra që do të veshin policët 14200, janë blerë 74 mijë lekë. Tek këta janë vjedhur më shumë.

Këpucët me qafë, dimërore, e para janë 19950 palë është 127 mijë lekë çmimi. Këpuca tjetër, gjysma, 28 mijë palë është blerë 168 mijë lekë. 

Këmishët, ato më të shtrenjtat 36 mijë lekë një këmishë, janë blerë 10 mijë copë. Kjo tjetra është këmishë për zyrtarët, është 5200 lekë.

Tek rripi, rripi klasik për shumicën e policëve janë 11700 copë, 26 mijë lekë i pari. Ceremoniali, më i fisshëm është 7800 lekë të vjetra.

Tre palë pantallona, i njëjti model. Tre çmime. Pantallona për policinë rrugore 4000 palë, 46 mijë e 800 lekë. Për patrullën e përgjithshme 48 mijë lekë, pantallona doku për forcën e posaçme 1500 palë, 36 mijë lekë çmimi. I njëjti model, të njëjtat pantallona vetëm se do e veshin tre trupa policore të ndryshme. Kur e veshin Shqiponjat ka çmim tjetër, kur e veshin rrugorët tjetër.

Bluzat, kjo është ajo bluza bajate që ua pashë policëve, bluzë pambuku me tre kopsa, 30 mijë copë, 44 700 lekë bluza ose 40 euro.

Bluzë pambuku me tre kopsa, me mëngë të shkurtra është 34 mijë lekë. Bluza pambuku tjetër, 21 mijë 600 lekë. Me të njëjtën bluzë, tre çmime. Me aq sasi dhe Armani ua kishte sjellë”, tha Murrizi.

Ndërkohë që ai tha se kompania ka ofruar çmimet e tregut fillimisht që ndryshojnë shumë nga çmimet me të cilat janë blerë më pas. Sipas tij, abuzimi vetëm me ndryshimin e çmimit është mbi 10 milionë euro.

“Kur kompania ka përgatitur materialet për t’u futur në tender, iu ka ofruar çmimet e tregut. Një kostum, lesh, kushtojnë 16 mijë lekë pa TVSH. Xhupi në treg 62 mije lekë pa TVSH, këpucët 65 mijë lekë. Rripi në treg 11 mijë lekë. Një kapele 15 mijë lekë. Një kapele sportive 4 mijë lekë. Këto janë çmimet e tregut. Kostum uniforme meshkuj 300 mijë e femrave 220 mijë lekë.

Xhupi 95 mije lekë. Këpucët 122, rripi 22 mijë. Rreth 10 milionë e ca euro janë abuzime vetëm nga diferenca e çmimeve. Përpos numrit të artikujve. Është zbrit 33% e tenderit dhe është ruajtur e njëjta vlerë. Duhej të ulej 1/3 e vlerës.

Nuk është ky rasti i parë. Për 2 vite janë zhvilluar 8400 tendera. 33% në këto 2-3 vite e tenderave janë me një pjesëmarrës në garë. Që do të thotë se nuk është tender, pasi nuk ka garë. Është dorovitje. 36% e tenderave janë në vlerën e fondit limit”, tha Murrizi.

Tags: Ministria e BrendshmeMyslim Murrizitenderi i uniformave te policise

JU SUGJEROJME

Tërmet i fuqishëm në ishullin grek, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja sa ishte magnituda

12/07/2022
Kapllanaj shpërthen ndaj Berishës: Laj gojën kur përmend emrin tim, Sali komunisti!
Aktualitet

Kapllanaj shpërthen ndaj Berishës: Laj gojën kur përmend emrin tim, Sali komunisti!

12/07/2022
Salianji kopjon Ramën për t’i bërë qejfin Berishës: Nuk flihet gjumë, në opozitë
Politika

Salianji kopjon Ramën për t’i bërë qejfin Berishës: Nuk flihet gjumë, në opozitë

12/07/2022
Fëmija i një emigranti shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr
Aktualitet

Fëmija i një emigranti shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr

12/07/2022
Next Post
SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 ish-punonjës

SPAK çon në gjykatë ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe 5 ish-punonjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja sa ishte magnituda
  • Kapllanaj shpërthen ndaj Berishës: Laj gojën kur përmend emrin tim, Sali komunisti!
  • 9.7 miliardë do të shkojë popullsia e botës në 2050, përse Shqipëria rrezikon të shpopullohet?
  • Salianji kopjon Ramën për t’i bërë qejfin Berishës: Nuk flihet gjumë, në opozitë
  • Fëmija i një emigranti shqiptar mbytet në pishinë, i ati po punonte në oborr



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In