Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Tenderi që prangosi Thoma Gëllçin

by mapo.al
08/10/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK-njoftoi mbrëmjen e kësaj të premteje (08.10.2021) arrestimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi, si edhe tre persona të tjerë Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, nën dyshimet për shpërdorim detyre në zhvillimin e një tenderi me vlerë mbi 800 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar në vitin 2018

Janë të publikuara edhe të dhënat mbi tenderin që çoi në prangosjen e drejtorit jetëgjatë të eminentit mediatik publik.



Në Tetor 2018, Radio Televizioni Shqiptar publikoi njoftimin për tenderin “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit 86.9 milionë lekë të reja.

Sipas të dhënave zyrtare, rezultatet e tenderit janë bërë publike në ditën e fundit të vitit 2018, pikërisht në datën 31 dhjetor.

Në tender rezulton të kenë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Konkretisht;

– “TBS-96”, e cila ka paraqitur ofertën ekonomike me vlerë 84.963.000 lekë, dhe;

– “Eurokontakt”, e cila ka paraqitur ofertë ekonomike me vlerë 65.462.720 lekë.

Duket qartë se diferenca mes ofertave të dy operatorëve është rreth 200 milionë lekë të vjetra.

Megjithatë, në përfundim, autoriteti prokurorues, pra Televizioni Publik Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë ‘TBS” shpk, e cila ka paraqitur ofertën më të lartë.

Çështja e “blerjes së aparaturave për kanalin Agro-TVSH” është përmendur edhe në Raportin Vjetor të Televizionit Publik Shqiptar për vitin 2018, të dorëzuar në Parlament.

Dhe, duket se ka pasur një problematikë që në atë kohë.

Në atë raport, citohet: “Investimi për blerje pajisje RTSH Agro, në fakt, ishte parashikuar të realizohej nga financimi buxhetor, por në fund të vit 2018 RTSH me akt normav i hiqet vlera e investimeve.

Kjo vlerë detyrimi është njohur nga Ministria e Financave dhe mbetet të zgjidhet situata e shtesës së këtij fondi gjatë periudhës në vijim”.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ende nuk janë bërë të qarta shkeljet konkrete dhe përgjegjësitë e personave të arrestuar.

Ajo që dihet deri më tani është fakti që Thoma Gëllçi dhe personat e tjerë janë prangosur, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka vlerësuar të mjaftueshme provat e deritanishme të SPAK-ut, i cili dyshon se këta shtetas kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

LEXO EDHE:

Abuzim me tenderat, arrestohet ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi dhe 3 të tjerë

Tags: tenderiThoma Gëllçi

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Rritja e çmimit, Rama: Shqiptarët s’e kanë patur ndonjëherë problem bukën

Rritja e çmimit, Rama: Shqiptarët s'e kanë patur ndonjëherë problem bukën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In