Aktualitet

Tension mes drejtuesve të Bayern – Rummenigge kapet me Flick dhe Salihamidçiz














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 09/04/21 |
mapo.al

Prej javësh te Bayern Munchen është krijuar një tension mes drejtuesve, në veçanti mes trajnerit Hansi Flick dhe Drejtorit Sportiv, Hasan Salihamidçiz të cilët kanë përplasje idesh për merkaton dhe grupin e lojtarëve.





I fundit ishte rasti i Jerome Boateng për të cilin trajneri kërkoi të rinovohej kontrata ndërsa drejtuesi ia mbylli derën duke e lënë të lirë në verë.


Në një situatë të tillë ka ndërhyrë edhe Shefi i Përgjithshëm i klubit, Karl Heinz Rummenigge i cili u ka tërhequr vëmendjen të dyve pas rritjes së tensionit mes palëve.





“Ne duhet të qëndrojmë të gjithë së bashku, duhet të punojmë së bashku në një mënyrë harmonike, besnike dhe profesionale. Kjo është ajo që unë qartë kërkoj stafi drejtues sportiv. Kjo është ajo që e ka dalluar gjithmonë Bayernin”, paralajmëroi Rummenigge në një intervistë për Bild.

Lexo edhe :  Kontroll perfekt dhe rrjetë e tundur, Benzema barazon Chelsean (VIDEO)


I pyetur për vendimet e klubit rreth Boateng apo dhe të tjerëve të cilët janë bërë objekt polemikash në distance mes trajnerit dhe Salihamidçiz, Rummenigge tregohet i prerë dhe me mesazh të drejtpërdrejtë:


“Kjo temë duhet të marrë fund! Nuk ka nevojë ta komentojmë atë vazhdimisht, veçanërisht pasi jemi pothuajse në fund të sezonit, ne jemi të parët në Bundesliga me një epërsi prej 7 pikësh dhe kemi akoma një shans për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pavarësisht se u mundëm 3-2 ndaj PSG”, shpjegoi drejtuesi bavarez.

Bayerni është në telashe të mëdha pasi Lewandowski, Goretzka dhe Sule pritet të mungojnë të martën e ardhshme ndaj PSG ku ekipi i Flick duhet të fitojë në Paris që ta shikojë veten në gjysmëfinalen e Champions League.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas