Aktualitet

Tensione në Bejrut/ Sulmohen zyrat e dy Ministrive, hidhet gaz lotsjellës (FOTO+VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:32 - 08/08/20 |
mapo.al

Raportohen tensione në Bejrut, ku mbi 5 mijë qytetatë kanë dalë nepër sheshe dhe rruge për të protestuar kundër qeverisë. Ka pasur përplasje midis protestuesëve dhe policisë ku është hedhur gaz lotsjellës dhe me qindra janë plagosur.



Protestuesit sulmuan selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Ekonomisë. Përplasje pati dhe mes protestuesve dhe ndjekësve të Hezbollahut. Kryeministri libanez deklaroi ose zgjidhje për krizën ose votime.



Sipas mediave libaneze, të paktën 109 protestues u plagosën, 22 janë dërguar në spital, ndërsa 87 u mjekuan në vend.

Kryeministri: Ose zgjidhje për krizën ose zgjedhje

Kryeministri Libanez Hassan Diab u ka bërë thirrje partive politike të zgjidhin krizën e vendit brenda dy muajve, përndryshe do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Tani është koha për përgjegjësi kolektive. Ne duam një zgjidhje për të gjithë libanezët”, tha kryeministri, duke lëshuar ultimatumin e tij politik.


Etiketa: , ,

Pas