Aktualitet

Tensione në gjyqin e Shullazit, Gilmando Dani sulmon gjyqtaren





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 23/05/19 |
mapo.al

Në procesin gjyqësor te Apeli i Krimeve të Rënda ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij kriminal këtë të enjte, ka pasur tensione. Ndërsa po vijonte seanca, Gilmando Dani i ka kërkuar gjyqtares Saida Dollani shpjegime dhe të tregojë nëse është kërcënuar. Ai ka pyetur gjyqtaren, nëse bashkëshorti apo shoferi i saj është kërcënuar.


Edhe me gjithë këmbënguljen e tij, Dollani nuk ka dhënë përgjigje dhe i ka kërkuar të ulet. Pas mosbindjes gjykatësja e ka përjashtuar nga seanca. Ndërkohë një tjetër i pandehur, Endrit Zela i ka thënë gjyqtares se do të kalojë vettingun në kurrizin e tyre. “Ti do të kalosh vettingun në kurrizin tonë”, raportohet se i ka thënë Zela gjyqtares.



Pas kësaj, katër të pandehurit dhe avokatët kanë lënë seancën. Ndërkohë gjyqtarja e tretë Valdete Hoxha ka dhënë dorëheqjen, por gjykata e ka refuzuar. Gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani i janë shtuar masat e sigurisë. Reparti Special në Policinë e Shtetit dhe agjentë të krimeve e kanë marrë në mbrojtje. Gjyqtarja Dollani është një nga anëtaret e trupës që po gjykon Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.


Nuk konfirmohet zyrtarisht se cila është arsyeja dhe nëse gjyqtarja ka marrë kërcënime por shtimi i ruajtjes për të vjen në një fazë mjaft të rëndësishme për procesin gjyqësor.


Etiketa: ,

Pas