Aktualitet

Tensione në Kosovë/ Qytetarë dhe veteranë të UÇK bllokojnë rrugën, gjuajnë me shishe pjesëtarët e EULEX








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 25/09/20 |
mapo.al

Me dhjetra veteranë të UÇK-së dhe qytetarë kanë bllokuar rrugën para selisë së OVL-UÇK-së, për disa minuta në shenjë revolte për arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.


Dhjetëra veteranë dhe qytetarë e kanë bllokuar rrugën “UÇK”, për disa minuta në shenjë revolte për arrestimin e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.


Protestuesit kanë gjuajtur me shishe pjesëtarët e EULEX-it, ndërsa këta të fundit kanë hyrë në korridoret e ndërtesës ku gjendet selia e OVL-UÇK-së. Veterani Adem Bucolli ka thënë se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë bërë krime.



“Nëse Gucati është kriminel edhe ne jemi, por ne nuk kemi bërë krime”, tha ai.


KosovaPress raporton se të gjithë kryetarët e degëve të organizatës së veteranëve të UÇK-së, do të zhvillojnë së shpejti një mbledhje.


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e kë cilësuar si të panevojshme bastisjen e zyrave të OVL-UÇK-së.

“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë. Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë. Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vetë ishte viktimë e padrejtësive”, shkroi Haradinaj.

Ndërkohë, korrespondentja e Euronews Albania, Erjonë Popova raporton se në momentin kur EULEX ka hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së, Policia e Kosovës nuk ka qenë prezente, ndërsa shtoi se kjo e fundit ka ardhur përballë zyrave rreth 60 minuta me vonesë.

“Gjatë 5 orëve kemi parë që, kur misioni i EULEX ka hyrë brenda zyrave nuk kanë qenë prezente Policia e Kosovës, ndërsa kjo e fundit ka ardhur një orë më pas. Asnjë nga policët nuk është brenda hapësirës së zyrave të organizatës së veteranëve”, tha Popova.


Etiketa: ,

Pas