Tensione në Kuvend mes deputetëve të opozitës së re. Ralf Gjoni është parë të ketë një debat verbal me Halit Valterin.
Ndërkohë është parë të ndërhyjnë deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ia kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin.
Ndërsa Myslim Murrizi e tërhoqi nga krahu dhe e largoi nga vendi ku ishte ulur Valteri.
Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët, ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.
Më pas deputeti Valteri mori fjalën në foltore dhe i bëri një apel ministres Manastirliu: “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj-lloj idioti dhe lloj-lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”.
1
Etiketa: halit valteri, ralf gjoni