Aktualitet

Tensione në Shkodër, policia përdor gaz lotsjellës, disa të lënduar






               Publikuar në : 19:02 - 20/06/19 |
mapo.al

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë marshuar me thirrjet “Rama ik” në drejtim të pedonales së qytetit të Shkodrës ku Partia Socialiste po mban mitingun elektoral. Opozita proteston kundër vizitës së Ramës.


Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e përbërë nga efektivë të FNSH por kanë kanë hasur në rezistencën e tyre. E pranishme mes protestuesve ka qenë edhe kryebashkiakja e Shkodrës si dhe ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi. Policia ka përdorur sprajt dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Kjo ka bërë që një grua të pësojë gjendje të fikti. Ndërsa keq janë nderë edhe disa protestues të tjerë të cilëve iu është dhënë ndihma e parë nga dy autoambulanca të mbërritura aty.

Nga ana e tyre, protestuesit janë përgjigjur duke hedhur gurë dhe tymuese në drejtim të efektivëve që përbëjnë kordonin e sigurisë.

Videot më poshtë, momenti kur policia përdor sprajt 

LEXO EDHE:

Tensionet në Shkodër, Rama shtyn takimin elektoral

Voltana Ademi: Kemi dalë të marshojmë, jo për dhunë

FOTO/ Momentet e tensionit mes protestuesve e policisë në Shkodër


Etiketa: , , ,

Pas