Aktualitet

Tensione në takimin e Brdo-Brijunit, Vjosa Osmani përplaset me Vuçiç














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 17/05/21 |
mapo.al

Ka nisur me tensione dhe nën një atmosferë të elektrizuar takimi i nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni”.






Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mësohet se është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel.


Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës, raporton REL.







Vuçiq ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.



Pas takimit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi që kërkoi Vuçiqi, për deklaratën përfundimtare, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe shtetin e tij, të tërhiqnin njohjen e Kosovës.



“Presidenti Vuçiq nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, tha Pahor.

Lexo edhe :  Zgjedhjet në Kosovë, presidentja Vjosa Osmani: S’ka konsensus për shtyrje

Ndërkaq, presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se ky samit kishte për qëllim për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor “që të përafrohen me BE-në, dhe jo për të komplikuar edhe më tej gjërat”.

Gazeta serbe “Vecernje Novosti“ raporton se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë, Shefik Gjaferoviç, kanë sulmuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas burimeve të “Novostit”, përplasja filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiç i kundërshtoi paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviç thuhet se i reaguan ashpër Vuçiçit, duke thënë se Beogradi po risjell platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit”, u është kundërpërgjigjur kreu i shtetit serb, ndërsa mësohet se është larguar më shpejt nga takimi.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiç, Shefik Gjaferoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas