Aktualitet

Tensione përpara derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 28/02/20 |
mapo.al

Prania e madhe e forcave të rendit përpara stadiumit “Air Albania” ka irrituar jo pak situatën te kampi bardheblu, ku tifozeria e organizuar “Tirona Fanatics” pasi ka bërë marshimin e zakonshëm, te hyrja e tribunës “Fatmir Frashëri”, ku edhe do të qëndrojnë, është konfrontuar me policinë.




Nuk dihen motivet e sakta, por sipas të pranishmëve në vend, bëhet fjalë për vonesën që policia ka shkaktuar në procedurën e hyrjes për në shkallët e stadiumit dhe sektorit ku do të qëndrojë tifozeria e organizuar bardheblu…


Kujtojmë që kontrollet policiore sot gjatë gjithë ditës kanë qenë të shumtë dhe madje edhe në Bulevardin kryesor ka pasur kontrolle të rrepta. Kartat e idenitetit dhe shoqërimi i fëmijëve nën 16 vjeç ishin risitë e paracaktuara.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas