Protesta e studentëve tek Fakulteti i Drejtësisë ka vijuar edhe sot me tensione mes dy grupeve të studentëve.
Në këtë fakultet studentët janë ndarë në atë që duan të bëjnë mësim dhe ata që janë ngujuar dhe kërkojnë që të vijojë bojkoti deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre.
Grupi i studentëve që vijojnë ngujimin nuk lejojnë pjesën tjetër që të realizohet mësim deri në plotësimin e kërkesave të tyre duke përfshirë edhe anulimin e ligjit për arsimin e lartë, gjë e cila ka krijuar dhe tensione dhe përplasje mes palëve.
Policia private nuk ka ndërhyrë gjatë tensioneve mes dy grupeve të studentëve.
Si pasojë e tensioneve në ambientet e Juridikut kanë mbërritur ekipet e urgjencës, pasi dikush ka humbur ndjenjat. Raportohet se një studente nuk është ndjerë mirë.