Tensionohet situata te ndërtesa e Parlamentit. Një grup protestuesish u përplasën me policinë dhe tentuan të futen brenda perimetrit të sallës së seancave plenare. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, duke larguar turmën.
Mësohet se një efektiv policie ka mbetur i lënduar pasi në drejtim të kordonit të forcave të rendit janë hedhur shishe me ujë dhe sende të forta. Protestuesit marshuan në këmbë nga Kryeministria në drejtim të Parlamentit. Edhe pse te ndërtesa qeveriare nuk u shënuan inciente, e kundërta ndodhi para Kuvendit.
Protestuesit kanë hedhur gurë të shkulur nga pedonalja dhe sende të tjera në drejtim të policisë, të cilat u gjendën të papërgatitura, pasi protestuesit marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/853997561617741/
Makinat e policisë drejt Parlamentit
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/lajmi-i-fundit-protestuesit-rrethojne-edhe-parlamentin/