Shefeja për politikë të jashtme në BE, Federica Mogherini është nisur drejt Beogradit për një vizita të pamenduar më parë. Lajmi konfirmohet nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.
Vizita e saj vjen në një përpjekje për të ulur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës.
Një ditë më parë u arrestua në Mitrovicë zyrtari i lartë serb, Marko Gjuriç, për shkak se kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.
Kjo ngjarje solli reagime të ashpra nga Beogradi zyrtar, si dhe largim nga qeveria e Haradinajt të Listës Serbe.