Aktualitet

Tensionet me Turqinë, Greqia blen avionë bombardues dhe fregatën “Belharra” nga Franca














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:56 - 02/09/20 |
mapo.al

Autoritetet e qeverisë greke në një deklaratë për mediat kanë njoftuan se negociatat për blerjen e armëve nga Franca dhe vendet e tjera po vazhdojnë.






“Negociatat në këtë drejtim do të zhvillohen në Korsikë [10 shtator] dhe synimi është që ato të përfundojnë përpara konferencës së vendeve mesdhetare të Bashkimit Evropian”,- sqaruan ata.


Ministri i Shtetit, Jorgos Gerapetritis tha në një kanal televiziv se “qeveria është në kontakt me shumë vende në kuadër të përpjekjeve të saj për të forcuar forcat e saj të armatosura dhe industrinë e armëve”.







“Një marrëveshje për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca nuk është nënshkruar ende, negociatat vazhdojnë. Objektivi është modernizimi i forcave të armatosura greke” – sqaroi ai.





Lexo edhe :  Policia gjen në tualetin e lokalit kokainën 500 mijë €, e fshehu një grua

Gerapetritis tha se “Greqia është për fqinjësi të mirë dhe se kanalet e komunikimit me Turqinë duhet të qëndrojnë të hapura”.

Më parë, media greke njoftoi se Athina po vazhdonte kontaktet e saj me Parisin për të blerë avionë “Rafale” dhe fregatën “Belharra”.

Kurse ministri grek i Financave, Kristos Staikuras deklaroi gatishmërinë e tij për të shpenzuar më shumë para për forcimin e forcave të armatosura.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas