Kryesore

Tensionet/ Ministri i Jashtëm turk: Gati të takoj Nikos Dendias në Tiranë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 11/01/21 |
mapo.al

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu ka shprehur gatishmërinë për të takuar ministrin e Jashtëm grek Niko Dendias në Tiranë.



Në një konferencë për mediat, ministri turk tha se ka pranuar ftesën e bërë për këtë takim nga kryeministri Edi Rama.


“Gati të takoj Dendias në Tiranë brenda muajit janar, me ftesë të Ramës. Ftoj Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk do e refuzojë”, është shprehur ministri i Jashtëm turk.



Lajmin e ka publikuar edhe “Anadollu Agency”, e cila shkruan se teksa ka komentuar bisedimet hulumtuese mes Turqisë dhe Greqisë, Çavuşoğlu tha se deri më sot janë zhvilluar 60 bisedime dhe kanë dalë në pah mbi 5.000 faqe dokumente.



“Ftojmë Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar”, tha ai.


Sipas Anadollu, Çavuşoğlu gjithashtu komentoi ftesën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të organizuar një takim me kryediplomatin grek Nikos Dendias në Tiranë.

Ai tha se në këtë periudhë Dendias ka hyrë në karantinë.

“Pas këtij takimi të parë, jam i gatshëm të takoj Dendias duke shkuar në Tiranë me ftesën e Ramës. Kjo është një ftesë, shpresoj që Greqia nuk e refuzon këtë mundësi, këtë ftesë dhe së shpejti fillojnë bisedimet hulumtuese”, tha ai.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas