Aktualitet

Tensionet rriten sërish, Koreja e Veriut bombardon zyrën për dialogun me Jugun














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 16/06/20 |
mapo.al

Përshkallëzohen tensionet në gadishullin korean. Regjimi komunist i Veriut hodhi në erë zyrën kufitare që përdorej për bisedime me Jugun, në një lëvizje që konfirmon tensionimin dhe ndërprerjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat praktikisht janë ende në luftë.






Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se ndërtesa, që gjendet në qytetin Kaesong në pjesën e shtetit komunist të zonës së demilitarizuar ku ndahen dy Koretë, u shkatërrua plotësisht nga një shpërthim i fuqishëm.


Shtëllunga tymi u kapën nga kamerat e mediave të Jugut, ndërsa zyrtarët në Seul konfirmuan zhdukjen e zyrës së bisedimeve. Godina ishte hapur në vitin 2018 dhe kishte për qëllim të lehtësonte komunikimin mes dy koreve.







Zyra e dialogut ka qëndruar mbyllur që prej 30 janarit për shkak të pandemisë, por shkatërrimi i saj ishte më shumë simbolik për të shënuar një pikë kthese në marrëdhëniet mes palëve, pas përkushtimit për një epokë të re paqeje rreth 3 vite më parë.




“Akti i fundit i pamatur ka lënduar dinjitetin e lidershipit tonë suprem. Bota do ta shohë qartë dënimin e ashpër që populli ynë do t’i bëjë autoriteteve të Koresë së Jugut dhe se si zhduket e keqja e njerëzimit nga faqja e tokës”, raportoi media shtetërore e Koresë së Veriut.



Peniani ndërpreu komunikimin me Seulin nga disa pamfletë me mesazhe kritikuese për liderin Kim Jong-un lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut. Këto fletushka dërgoheshin në territorin koreanoverior nga ata që kishin dezertuar vendin.

Për të frenuar këtë fushatë, ushtria e regjimit komunist u shpreh e gatshme të veprojë kundër grupeve të dezertorëve. Madje, shefi i shtabit tha se po studionte një plan për të rifutur ushtrinë në zonën e demilitarizuar, për ta kthyer atë në një fortesë.

1


Etiketa: ,

Pas