Tensioni: Banorët e ‘Unazës së Madhe’ tentojnë të hyjnë me dhunë në Bashki

Ka agravuar situata para Bashkisë së Tiranës. Banorët e “Unazës së Re” kanë tentuar me dhunë që të hyjnë në ambientet e Bashkisë. Ata janë konfrontuar me policinë para bashkisë dhe kanë kërkuar që të hapet dera për të hyrë brenda. Megjithatë pas pak çastesh ata janë tërhequr.

Qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë tashmë prej ditësh, kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin.



Shumë prej banorëve shprehen të revoltuar me kryebashkiakun e Erion Veliaj, për të cilin një nga banorët thotë se po ndërton shtëpi publike për qen dhe në po na nxjerr në rrugë.

“Kam paguar çdo taksë. Pse po na dënon me vdekje. Le të vijë të na bëjë varrin aty, ne shtëpinë nuk e lëshojmë. Si do të jetojmë ne. Ai ndërton shtëpi publike për qentë ne na nxjerr në rrugë. I kemi ndërtuar me gjak. Turp! Turp! Turp!”, shprehet i indinjuar një banor.

Sipas raportimit të Fax News, në protestë ka prezencë të këshilltarëve të djathë të Bashkisë së Tiranës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Banorët kanë vendosur që të qëndrojnë para Bashkisë, duke mos bllokuar rrugën, deri sa të marrin një përgjigje konkrete nga përfaqësues të bashkisë për zgjidhjen e strehimit të tyre.

Ndërkohë banorët i kanë drejtur dhe një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit Ilir Meta. Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.

Më tej banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizuar dhe si ato që nuk kanë legalizuar, sepse kanë 25 vite që jetojmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252