Editorial

Tensioni i Ramës dhe qetësia e Bashës!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 10/07/20 |
Armand Maho

Edi Rama mbante në krah Taulant Ballën, teksa lajmëronte se do e shkelë marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar nga partitë kryesore nën monitorimin e SHBA-BE. Siç tha këtë e bënte në emër të demokracisë.


Opozita në parlament me kërkesat e saj duket se i ka ardhur pas shijes. Në vend të parlamentit Europian dhe Bundestagut, Rama zgjodhi kujtimgjuzërinë, duke i pompuar për një rol që s’e kanë e s’kanë për ta pasur kurrë. Dhe kjo, pasi nuk i ecën pazaret me kreun e opozitës, të cilit me gjasë i ofronte karrigen e kryeministrit në këmbim të karriges së presidentit.


Të flasim hapur, Ramës, Ballës apo Ulsiut nuk i hapet shumë barku për listat e hapura, aq më pak për vullnetin e zgjedhësve. Në vitin 2013 ata s’do kishin asnjë shans të vinin në pushtet përballë Berishëspa bërë koalicion me LSI-në. Në vitin 2017 i ndaloi koalicionet si pasojë e naivitetit të opozitës, dhe sot ka gjetur deputetët zëvendësues të listave, si një mundësi për tëçuar para planin e vetëm politik që ka, mbajtjen e pushtetit me çdo kusht.


Sipas projeksioneve, dalja në grup e partive opozitare i çon nën zero shanset e Ramës për të marrë një mandat tjetër, ose akoma më keq rrezikon të katandiset “kokoshi një thelë”.


Vendimi që mori dje Rama me të tijtë nuk është asgjë më shumë apo më pak se një shpërfillje që po i bën faktorit ndërkombëtar. Shenjë arrogance e liderëve autokratë të cilët duke ndjerë se po i mbaron vaji i kandilit politik, godasin nën brez kë t’i dalë përpara, faktor i jashtëm apo i brendshëm politik qoftë. Bilancet negative të qeverisjes, nuk i lejojnë asgjë tjetër vetëm se të bëjë akrobaci të tilla politike, për të shpëtuar ç’të mundë nga gropa elektorale, pasojë e humnerës ekonomike dhe qeverisjes.

Për të shpëtuar detashmentin e tij politik, Rama çdo ditë e më shumë po u tregon ndërkombëtarëve atë fytyrë që ne kemi kohë që e shohim, që kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Një politikan i pabesë e dredharak, që pa suportin e dikujt nuk është i gatshëm të përballet në asnjë sfidë elektorale, që ndryshon rregullat në minutën e fundit, dhe është gati për hir të pushtetit të djegë çdo arritje që ka pasur ky vend ndër dekada.E provuan me Reformën në Drejtësi, dhe u mundua ta kapte në çdo qelizë. Tani po e shohin dhe me reformën zgjedhore. Me pak fjalë, edhe ajo pak shpresë që negociatat për integrimin të hapen në 5 tetor, rrezikon të hidhet ndër plehra për hir të një grushti njerëzish që s’janë të gatshëm të heqin dorë nga privilegjet e tyre.

Në zgjedhjet e ardhshme Ramës i duhet të përballet me pakënaqësitë, varfërinë dhe çdo prapësi që solli qeverisja e tij në këto shtatë vite. Sado të manipulojë sërish vështirë do e ketë të ndalë valën e të mashtruarve dhe të vjedhurve. Gishti i fajësisë tashmë drejtohet vetëm tek ai. Opozita duhet vetëm të mos hyjë në zgjedhje me mentalitet disfatist, të mos përfshihet nga paniku. Me lista të hapura apo të mbyllura, me koalicione ose jo rruga e kësaj mazhorance është paracaktuar. Dhe këtë mund ta dalloje fare qartë sot, në tensionin e Ramës dhe qetësinë e Bashës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas