Aktualitet

Tentativë vrasje e armë pa leje, arrestohet 29-vjeçari në Kavajë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 18/05/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e të paktën 5 grabitjeve të ndodhura në kryeqytet






Gjithashtu edhe një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë. I arrestuari është A. J., banues në Kavajë.


Ky person është vënë në pranga për shkak se Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.







Njoftimi i Policisë



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë ndalimin e shtetasit G. Z., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 5 vjedhjes të tjera në Qarkun e Tiranës.



Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

F. T., 29 vjeç, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj kushëririt të tij ;

F. D., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. R., 27 vjeç, pasi u kap duke vjedhur kabujt të paisjeve elektrike në banesën e shtetasit F. P.

Lexo edhe :  Policia arreston italianin në Kakavijë, tentoi të shesë makinën e dikujt tjetër

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë egzekutimi i urdhërit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për shtetasin në kërkim A. J., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

K. Sh., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 17.05.2021, shtetasi Sh. B., kallëzon se gjatë natës, në fshatin Lundër, persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në fasadën e banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

•Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas