Aktualitet

Tentoi ta marrë peng dhe e plagosi, arrestohet pas një viti autori në Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 22/07/21 |
mapo.al

Policia e Fierit ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur një vit më parë në Patos, ku pesë persona tentuan të rrëmbejnë një shtetas, i cili mbeti edhe i plagosur.






I arrestuar është shtetasi E. S., 29 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.


Për këtë person gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.







“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Kapet dhe ndalohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S”, thote policia.






NGJARJA

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, si rezultat i veprimeve hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një tjetër personi të dyshuar si bashkautor, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Lexo edhe :  Plagosja në Vlorë/ Vajza i kishte dhënë fund lidhjes, 30-vjeçari nuk pranonte

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 29 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas