Një 43-vjeçar, i njohur si Gazment Nezëraj, është arrestuar pasi ka dhunuar efektivin e policisë, kur ky i fundit tentoi ta shoqëronte.
43-vjeçari u përfshi në një sherr me persona të tjerë dhe polici H. M., 56 vjec shkoi për ta shoqëruar për të sqaruar konfliktin, por Nazërai iu përgjigj me dhunë duke e goditur me shkelma dhe grushta.
Njoftimi i policisë
Ushtroi dhunë ndaj punonjësit të policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër për veprën penale “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.N, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, (i dënuar më parë për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”),
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Uznovë, pēr shkak të detyrës ka goditur me grushte punonjësin e policisë H.M. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.K, 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, për shtetasin G.N dhe “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”, për shtetasin A.K.