Aktualitet

Tentoi të abuzojë seksualisht me të renë – Pranga 44 vjeçarit në Lushnje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:01 - 10/02/21 |
mapo.al

Lushnje – Një 44-vjeçar është vendosur në pranga, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 20-vjeçareje dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.






Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet B.H., banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnje.


Ndaj 44-vjeçarit rëndon tashmë akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”, mbetur në tentativë.







Njoftimi i Policisë:



Lushnje/Informacion



Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan shtetasin B. H., 44 vjeç, banues në fshatin Zhamë-Sektor, Lushnjë, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje 20-vjeçare dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.

 

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas