Aktualitet

Tentoi të grabisë banesën dhe plagosi pronarin, arrestohet autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 07/05/20 |
mapo.al

Është arrestuar nga policia 47-vjeçari i cili orët e para të mëngjesit të sotëm, në tentativë për të grabitur një banesë në Fushë-Krujë, në momentin që u diktua nga pronari plagosi këtë të fundit me armë zjarri. Pronari i banesës i cili ra pre e tentativës për grabitje ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


Uniformat blu bëjnë me dije se janë në kërkim të armës së krimit. Burime zyrtare, raportojnë se në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe skeuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.


Njoftimi i policisë:


Krujë


Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, Fushë Krujë.

Kapet dhe vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Krujë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, si dhe informacioneve të grumbulluara, gjatë orëve të paradites së sotme u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Kameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 07.05.2020, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas