Aktualitet

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari turk





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 12/07/20 |
mapo.al

Një shtetas turk, 22 vjeç, i identifikuar me inicialet U.E., është arrestuar nga policia shqiptare, pasi tentoi të kalonte kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.


Ai po hynte në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës dhe pasaporta që dispononte dyshohet se është e falsifikuar.


Njoftimi i Policisë:


Kakavije


Arrestohet në flagrancë një 22 vjeçar për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave” dhe  “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U.E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.


Etiketa:

Pas