Aktualitet

Tentoi të përdhunojë të renë në makinë, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Itali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 25/10/20 |
mapo.al

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunonte brenda në makinë një vajzë të re.



Gjykata e Chieti e dënoi atë me 5 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale dhe tashmë është dërguar në burgun Rebibbia në Romë për shlyerjen e dënimit të tij.


Faktet e diskutuara për shqiptarin, tashmë të njohur për policinë edhe për trafik droge, deklarime të rreme datojnë në qershor 2015.



Një mbrëmje, ai u ofrua të dërgonte në shtëpi, pas pune një vajzë të re nga Chieti dhe kishte tentuar ta përdhunonte, duke e puthur dhe prekur në vende intime. Për fat të mirë, vajza kishte arritur të shpëtonte nga makina dhe të raportonte incidentin.


Hetimet kishin çuar në identifikimin e burrit, i cili më pas u gjykua dhe u dënua nga gjykata e Chieti. Dënimi u konfirmua nga Gjykata e Apelit e L’Aquila dhe, të Mërkurën, nga Gjykata e Kasacionit, e cila refuzoi ankesën e të pandehurit dhe e bëri dënimin përfundimtar.

Lexo edhe :  Paketa e re - Qeveria italiane, 8 mld € për bizneset e prekura nga pandemia


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas