Sot është zhvilluar seanca gjyqësore në Korçë për 18-vjeçarin, Paulo Vellku, i cili tentoi të rrëmbente një vajzë të mitur 4 vjeçe.
Gjykata vendosi shtrim të detyrueshëm në një spital psikiatrik për të pandehurin.
Ngjarja ndodhi të shtunën në lagjen nr.17 ku një person tentoi që t’i rrëmbejë fëmijën nënës nga duart.
Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.