Tre të rinjtë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi, 32 vjeç, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, të akuzuar për falsifikim monedhash do të qëndrojnë në qeli. Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për 3 të rinjtë.
Të rinjtë u arrestuan 18 prill 2022, ku autori Viard Kotori tentoi të thyente në një ‘Exchange’ 2 mijë dollarë të falsifikuar.
Ka qenë punonjësja e këtij ‘Exchange’ që zbuloi falsifikimin dhe lajmëroi policinë, ku më pas u vunë në pranga tre persona.
VKotori u justifikua para gjykatës se paratë i ka gjetur në rrugë në zonë e Laprakës. Ai tha se nuk e dinte se ato ishin false, madje shton se kishte gjetur 8 mijë dollarë dhe jo 2 mijë sa donte të thyente në ‘Exchange’, por se të tjerat i kishte djegur.
“Paratë i gjeta në rrugë në zonën e Laprakës, ishin rreth 8 mijë dollarë, të tjerat i dogja”, tha Kotori.