Korçë – Një 35 vjeçar është vendosur në pranga për trafikim emigrantësh të paligjshëm kundrejt fitimit.
Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet M.L., banues në fshatin Bulgarec.
I riu u ndalua dhe arrestua në fshatin Vishocicë të Devollit, teksa po transportonte me kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.