Një i ri 27-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia kufitare e Muriqanit pasi ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike. Në prangat e policisë ra shtetasi D.K, 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm-Demiraj, Malësi e Madhe.
Në cilësinë e provës materiale të riut iu gjetën 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në makinën e tij.
D.K akuzohet për “trafik narkotikësh”. Policia njofton se droga ishte nisur drejt Malit të Zi.
Vijon…