Aktualitet

Tentoi të vrasë bashkëmoshatarin – Shpallet në kërkim 27 vjeçari nga Fieri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 22/11/20 |
mapo.al

Fier– Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë me armë zjarri një bashkëmoshatar.


Mapo mëson se bëhet fjalë për Elvis Krasniqi, banues në Fier.


Ai tentoi të vrasë mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Apollonia”, Endri Meçalliun, pas një konflikti për motive të dobëta.



Raportohet se 23-vjeçari u plagos në këmbë dhe se momentalisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Ndaj Krasniqit rëndojnë tashmë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.


Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe  proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Moskallëzim krimi”.



Pas