Aktualitet

Tentoi të vrasë gruan me kallashnikov, arrestohet 46-vjeçari në Dibër (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:14 - 21/11/20 |
mapo.al

PESHKOPI – Policia e Dibrës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili kërcënonte bashkëshorten me armë dhe vetëm ndërhyrja e tyre ka shmangur një tragjedi të mundshme.


Pas kontrolleve, atij iu kap një automatik si edhe 18 fishekë, duke e bërë akuzën ndaj tij të dyfishtë: Dhunë në familje si edhe armëmbajtje pa leje.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas informacione të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.



Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij”, njofton Policia e Shtetit.




Etiketa: , ,

Pas