Aktualitet

Tentoi të vrasë me makinë punëtorin e Rrugës së Kombit, burg për 67-vjeçarin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:35 - 25/05/21 |
mapo.al

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Dedë Doçi i cili u arrestua nga policia pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit, duke e lënë të plagosur






Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.


 







Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.



1




Etiketa: , ,

Pas