Një makinë është përmbysur pranë fshatit Lozhan në Maliq, pas tentativës së shoferit për t’i ikur efektivëve të policisë.
Raportohet se në mjetin tip “Opel” ndodheshin katër shtetas sirianë, krahas drejtuesit.
Ky i fundit, i paidentifikuar ende, po përpiqej t’i largohej efektivëve për të shmangur arrestimin për aktivitetin e dyshimtë – transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.
Vetëm një sirian ka mbetur i lënduar, por jo në rrezik për jetën. Një ambulancë mësohet se ka mbërritur në vendngjarje, për t’i dhënë ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i mjetit dhe sirianët po shoqërohen sakaq drejt Komisariatit, për veprime të mëtejshme.