Aktualitet

Tentojnë të vjedhin naftën e TAP, roja plagos me armë një prej autorëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 21/04/18 |
mapo.al

Tentativa për të vjedhur naftë në makineritë e gazsjellësit në Berat, ka shkuar keq për dy grabitës, një prej të cilëve mbeti i plagosur me armë zjarri.


Burime zyrtare sqarojnë se në pranga kanë përfunduar dy grabitësit Shefit Muço, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan dhe Arjan Xhanari, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan, si roja Klodian Salillari, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.



“Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull. Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit, Kodian Salillari, i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre, ku si pasojë është plagosur, jashtë rrezikut për jetën, Shefit Muço”, thotë policia në një njoftim.


Pas ngjarjes, roja i objektit Klodian Salillari është larguar dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë. Ajo u gjet më pas gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Klodian Salillari, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për për shtetasit Shefit Muço, Arjan Xhinari, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim


Etiketa: , , , ,

Pas