Një 48-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit për tentativë marrëdhënie seksuale me forcë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në një furrë buke në Kombinat. Autori N.K dhe denoncuesja një grua 46 vjeçe, ishin të punësuar në këtë biznes.
48-vjeçari i ka kërkuar gruas marrëdhënie seksuale, por ajo ka kundërshtuar dhe menjëherë i është drejtuar komisariatit të policisë ku ka bërë denoncimin. N.K është prangosur nga forcat e policisë të komisariatit nr.6.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N.K., 48 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me kolegen e punës së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës për rastin në fjalë.
1
Etiketa: arrestohet 48-vjeçari, denoncimi, Kombinat, Marredhenie seksuale ne pune