Aktualitet

Tenton të kalojë kufirin me 57 mijë €, procedohet 29-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:11 - 05/12/19 |
mapo.al

Një person është proceduar në gjendje të lirë këtë mbrëmje në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, E.P., akuzohet se nuk deklaroi një shumë të konsiderueshme parash teksa ndodhej në kufi.


Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit në mjetin e 29-vjeçarit, banues në Kukës, u gjetën dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte 57 mijë euro.


Mësohet se drejtuesi i mjetit me targa gjermane, u shoqërua në Drejtorinë vendore të Policisë Vlorë dhe më pas në përfundim të verpimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.


Njoftimi i Policisë


Port, Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.



Pas