Aktualitet

Tentuan të kalojnë në Rinas me test fals të COVID, procedohen 10 persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 01/05/21 |
mapo.al

Policia Kufitare ka ndaluar 10 persona pasi tentuan  të kalonin në Rinas me test të falsifikuar të COVID-19 duke i proceduar penalisht.






Policia ka nisur hetimet për G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.


Ata janë konstatuar gjatë verifikimit të dokumenteve plotëstuese dhe pasi është komunikuar me klinikat private ku ata kanë thënë se kanë kryer testin ka rezultuar se ato kanë qenë të falsifikuara.







Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.



Njoftimi i policisë



Rinas

Vijon puna nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19.

Lexo edhe :  Nga vaksina te karantina 7 ditore, rregullat e udhëtimit drejt Belgjikës

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit:

G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar vijojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas