Aktualitet

Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë, 4 të arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 29/04/21 |
mapo.al

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”, ndërsa në pranga ranë 4 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se këta persona akuzohen se trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë.






Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit Agustin Selimi (Gjoka), 30 vjeç, Pëllumb Lekaj, 40 vjeç dhe Manol Xhamija, 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”.


Lorenc Doci, 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.







Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. Lekaj , 35 vjeç, vëllai i shtetasit Pëllumb Lekaj (i arrestuar).



Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.



Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas