Është ndaluar nga policia e Vlorës një 33-vjeçar si dhe është proceduar penalisht një grua e cila ka tentuar ti fusë lëndë narkotike të birit në burg. Policia e ka ndaluar të riun për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.
33-vjeçari më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).
Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45-vjeçaren L.B. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.