Arrestimi i Safet Bajrit, një nga anëtarët e grupit kriminal që u godit së fundmi, ka shkaktuar një përplasje në distance mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.
Shkak, me sa duket është bërë një deklaratë e zv.ministrit të Brendshëm, Besford Lamallari, për mediet belge, i cili është shprehur se autoritetet e këtij vendi kanë vonuar me 5 muaj dërgimin e dosjes për këtë shtetas.
Por, në një studio televizive, ministri belg i Drejtësisë, Kohen Geens, megjithëse pranoi se autoritetet e vendit të tij mund të kishin punuar më shpejt, përmendi edhe doza ironie për Shqipërinë.
“Ky vend është në një betejë, në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin”,- tha Kohen Geens.
Për këtë shprehje, ministri belg i referohet betejës së ashpër në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit. Megjithatë, Geens ka vlerësuar bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve.
Safet Bajri, ose Rustemi siç njihet në Belgjikë, është dënuar 3 herë nga gjykatat e këtij vendi. Ministri belg shpegoi se Belgjika dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, por vetëm marrëveshje për njohjen e dënimeve mes dy vendeve.
Safet Bajri u arrestua së bashku me 10 anëtarët e tjerë të grupit, ndërkohë që dy persona të tjerë janë në kërkim, mes tyre “truri” i grupit Enver Bajri, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Belgjikë.