Aktualitet

Ter Stegen humbet Europianin, “gardiani” i Barcelonës operohet në gju














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:01 - 18/05/21 |
mapo.al

Mark-Andre Ter Stegen nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Gjermanisë për Europianin që nis më datë 11 qershor.






Portieri i Barcelonës ka prej disa kohësh probleme me gjurin dhe ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në formë që të jetë gati për sezonin e ri me katalanasit.


Kjo zgjedhje mesa duket vjen pasi te pancerat ai nuk konsiderohet titullar dhe i duhet të vazhdojë jetesën në hijen e Manuel Nojer.







Gardiani i Bajern Mynih është alternativa e parë për trajnerin Joakim Lëv dhe kështu Ter Stegen do të kalonte të gjithë kohën në stol.



Por, tashmë Ter Stegen ka menduar më të mirën për aspektin e tij personal dhe nuk do të shkojë në Europë.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas