Pas ankesave të bëra nga pala shqiptare, Federata turke ka reflektuar. Numri i tifozëve shqiptarë në stadiumin “Sukru Saracoglu” të Stambollit, ku do të luhet ndeshja Turqi-Shqipëri e vlefshme për Euro2020, do të jetë aq sa e parashikon rregullorja e FIFA-s, 2500. Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se ka rinisur shitja e biletave. “Rifillon shitja e biletave për ndeshjen Turqi-Shqipëri”, shkruan FSHF-ja.
Ndërkohë, nuk dihet ende sa i përket sa i përket parregullsisë tjetër në aspektin organizativ të ndeshjes, ku raportohet se punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejueshme të tifozëve si shalle, flamuj dhe banderola. Për çdo gjë ka ndodhur, nga federata bëhet me dije se është njoftuar delegati i ndeshjes.
Ndeshja Turqi- Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret EURO 2020 do të luhet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45 në stadiumin “Şükrü Saracoğlu” në Stamboll. Më poshtë është harta e stadiumit, ku tribunat me ngjyrë lejla u përkasin miqve, në këtë rast tifozëve të Shqipërisë, të cilët priten të jenë 2500 mbështetës kuqezinj, nga 50 mijë vende që ka stadiumi. Në këtë stadium zhvillon ndeshjet skuadra e Fenerbahçes.