Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka tentuar të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin e tyre prej karikaturave të Profetit musliman.
Megjithatë në një intervistë me rrjetin e Katarit, Al Jazeera, kreu i shtetit francez se nuk do të pranojë kurrë që ato mund të justifikojnë dhunën.
Presidenti francez tha se besonte se reagimet e ashpra nga vendet muslimane kishin ardhur pasi njerëzit gabimisht besojnë se ai i mbështet karikaturat, apo se ato mund të jenë krijuar nga shteti francez.
Ndërkohë shumë vende muslimane kanë nxitur bojkot të mallrave franceze kur Macron mbrojti të drejtën e shfaqjes së karikaturave, në kontekstin e lirisë së shprehjes.
“Unë i kuptoj ndjenjat që po shprehen dhe i respektoj ato. Por ju duhet të kuptoni rolin tim, që është të bëj dy gjëra; Të promovoj qetësinë dhe gjithashtu të promovoj të drejtat. Sot në botë ka njerëz që shtrembërojnë fenë islame dhe në emër të fesë që pretendojnë se mbrojnë ata vrasin … sot praktikohet dhunë nga individë dhe lëvizje në emër të fesë islame”, tha Macron.
Macron shtoi se bojkoti i mallrave franceze mes zemërimit prej karikaturave është pa vlerë dhe i papranueshëm.