Pas kundërshtimit fillestar për kandidimin e Agron Dukës nga PR në Durrës, PD duket se ka bërë një hap prapa.
Siç raporton Tema PD ka pranuar që të bëhet një sondazh i ri për Agron Dukën në Durrës përpara se të vendoset përfundimisht emri i kandidatit.
PR dhe PD kanë pasur shumë fërkime ditët e kaluara pikërisht për shkak të Durrësit ku republikanët po këmbëngulin për kandidaturën e Dukës.
Në sondazhin e ri që do të bëhet përveç kandidatëve të PD Ardian Muka dhe Arqile Gorea do të përfshihet edhe kandidati republikan Agron Duka.
Ky sondazh do të jetë vendimtar për kandidaturën e 21 qershorit në Durrës të opozitës dhe kushdo që del në krye të sondazhit do të jetë kandidati zyrtar i opozitës.