Gazeta Mapo mëson se Faik Përkoxha, i cili u procedua penalisht pak ditë më parë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti.
Kujtojmë se më 15 shtator, Përkoxha u shoqërua në ambientet e Policisë Durrës për të dëshmuar rreth ngjarjes së dokumentuar me imazhe, ku shihej se si një kafshë shtëpiake (qen) tërhiqej zvarrë nga një makinë “Renault”.
Burime për gazetën Mapo, konfirmojë se 50-vjeçari, nuk është vetëvrarë, ashtu siç u raportua në media, por ka ndërruar jetë pranë familjarëve të tij në Peshkopi.
LEXO EDHE:
Durrës/ Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, procedohet 50-vjeçari