Aktualitet

Tërmet 4.5 ballë gjatë natës në Shqipëri, 11 lëkundje sizmike







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:33 - 24/09/20 |
mapo.al

11 tërmete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku më i forti ishte ai me magnitudë 4.5 i shkallës rihter në Elbasan.


termet-1Sipas IGJEUM, këto lëkundje janë regjistruar në orën 23:25 minuta të datës 23 shtator me epiqendër 6 km larg nga Cerriku.


Më pas po në Cërrik dhe Belsh janë ndjerë sërish lëkundje që variojnë me magnitudë nga 2.5 dhe 3.2.



Tërmeti i fundit është regjistruar në orën 05:18 të mëngjesit të sotëm me epiqendër 6 km nga Belshi dhe me një thellësi 9 km.


Lëkundje të tjera janë regjistruar edhe në Durrës.


1 vit më parë, më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet me magnitudë 6.4. Tërmeti i 26 nëntorit preku kryësisht Durrësin dhe Thumanën, ku humbën jetën 51 persona.



CLOSE
CLOSE
Pas