Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham u vendosën mes 12 klubeve që ranë dakort për krijimin e Super Ligës së re Europiane.
Në një lëvizje sismike për futbollin europian, klubet më të famshme angleze do të bashkohen me Milanin, Atletiko Madrid, Barcelona, Interin, Juventusin dhe Realin.
Bëhet fjalë për një garë të re, që do të luhet në mesjavë, teksa ekipet do të vijojnë të ndeshen në kampionatet e tyre.
Mendohet se kjo Super Ligë do të nisë në Gusht.
Mirëpo reagimi ka qënë i ashpër.
Kryeministri britanik, Johnson e dënoi këtë lëvizje.
Kritikët thonë se e gjitha kjo bëhet për para.
FIFA ka kërcënuar se nuk do ta njohë këtë kompeticion, dhe ka thënë se çdo lojtar I përfshirë nuk do të lejohet të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Po ashtu, UEFA ka thënë se lojtarët do të nalohen të marrin pjesë në gara të tjera, në kampionatet e tyre apo kudo, nëse bëhen pjesë e kësaj formule.
Mirëpo themeluesit e Super Ligës, kanë ndërmarrë hapa për të ndaluar këto penalitete në Gjykatë.
Ata janë shprehur se janë të gatshëm të zhvillojnë bisedime për të gjetur zgjidhje.
Përpjekjet kanë nisur që në tetor të vitit të shkuar, duke përfshirë gjiganden JP Morgan, me një fond prej 4.6 miliardë paund. Kjo garë e re, do të zëvendësojë Champions League. Bëhet fjalë për një kompeticion me vetëm 20 skuadra, më të mirat e Europës.
Themeluesit thonë se kjo është një lëvizje e domosdoshme për të rikuperuar dëmet ekonomike që ka shkaktuar pandemia, dhe për të garantuar cilësi më të madhe në futboll.
Kjo ligë parashikohet të ketë 20 skuadra. 12 themelueset, plus 3 që do të bashkohen së shpejti, dhe 5 të tjera të cilat varen nga rezultatet e përvitshme në kampionatet e tyre.
Do të ndahen në dy grupe me nga 10 ekipe, ku në fund do të ngelen dy skuadrat e vendeve të para që do të luftojnë për titullin e madh.
ESL është shprehur se do të gjenerojë më shumë para me anë të kësaj lige.
Themeluesi, bosi i Real Madrid, Flerentino Perez ka thënë se kjo formë do ta ndihmojë futbollin në çdo nivel.
Po ashtu, edhe shefi i Juventusit, Andrea Agnelli Në mbështetje kanë dalë edhe drejtuesit e ekipeve kryesore në Angli.
Presidenti Francez, Emmanuel Macron ka mirëpritur vendimin e klubeve franceze për të mos u përfshirë. Ndërkohë rezistencë e fortë po haset edhe tek fansat e ekipeve britanike. Ata e quajnë tradhëti këtë lëvizje.
Ende nuk dihet se kush do të jenë 3 klubet e tjera të mëdha që do të bashkohen me 15-shen themeluese. Pritet se çfarë do të bëjë Bayern Munich dhe Paris St-German.