Në një debat mbrëmë në Open, lidhur me aksionin e SPAK që çoi në arrestimet e bujshme në Krujë, mes tyre edhe gjyqtares Hoxha, përfaqësuesi i qeverisë, Damian Gjiknuri është zënë ngushtë nga argumentat dhe qendrimet e forta të analistëve Andi Bushati dhe Agron Gjekmarkaj.
Të dy gazetarët e njohur, i kanë thënë ish-ministrit se ai nuk kishte moralin të flasë për drejtësinë, derisa duhej vetë të ishte subjekt i saj, nisur nga skandalet kur qeveriste dhe sidomos me përfshirjen në dosjen 184, që është krimi më i madh elektoral që ka ndodhur ndonjë herë në vend, i bërë publik nga përgjimet që nxori gjermanja Bild.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.
Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla.
Gjekmarkaj: Nuk duhej të ishe duke bërë moral këtu. Ju jeni një person që nuk mendoni me mendjen tuaj. Qeshni me komandë, qani me komanë, bëlbëzoni me komandë. Ju duhet të ishit në hetim dhe jo duke bërë moral në studio.
Gjiknuri: Mos e bëj popullin për budalla. Ata votojnë dhe vlerësojnë. Më 25 prill populli do vlerësojë sërish.
Bushati: Ke të drejtë të tallesh!
Damian Gjiknuri: Pse?
Bushati: Ata servilë që janë atje nuk do t’u bëjnë gjë. Kemi prodhuar plepat e dytë se të parët i kishte Saliu. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë Damianin, merren me ata të Peshkopisë atje.
Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk mbetet pa koment. Pse u vunë në përgjim 50 komponente të PS pas denoncmit të PD-së. Mos e kthe në personale.
Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që nxjerr çam në Dibër. Tallin me dynjanë pastaj. Në telefon flisje ti apo…?
Damian Gjiknuri: Tërmet thashë… Po ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete teknonik, nuk e di…
Bushati: Vepër penale është t’i thuash mësuesit që nesër nuk je në punë nëse nuk voton për partinë time.